Avokati Idajet Beqiri i ftuar në DritareTV tha se SPAK-u ka dosje me 47 afera që ka kryer Ilir Meta.
Sipas avokatit, brenda këtyre aferave, ka edhe krime, dyshime të arsyeshme për vrasje, vrasje personalitetesh, njerëzish të pafajshëm.
“Në ato 47 afera korruptive futen edhe afera të rënda që janë kryer në të gjithë Shqipërinë.
Edhe krime, dyshime të arsyeshme për vrasje, vrasje personalitetesh. Vrasje njerëzish të pafajshëm që t’i hapej rrugë korrupsionit, vjedhjeve dhe hajdutërive të tij, duke nisur edhe nga vjedhja e floririt.
Por Ilir Meta kur ka lexuar këto 500 faqe, ku ka parë çfarë provash dhe faktesh ka brenda dosjes, është bindur që SPAK-u ka një FBI brenda që ështe me prokurorë dhe gjyqtarë, hetues të kalibrit të lartë, por qenka edhe me disa financierë të jashtëzakonshëm që dinë çfarë pyetjesh t’u bëjnë ekspertëve dhe si t’i grumbullojnë provat, që të bëjnë një mal pafund me dosje.
Një shumë e madhe me dosje është vetëm për kompleksin Partizani. Ilir Metës tani i ka ikur tepeleku i kokës, ai tani po merr veten dhe do hidhet ndonjë ditë nga ndonjë majë tjetër.
Edhe larg qoftë mos i ndodhte ajo që ne nuk ia dëshirojmë, se ne e duam në burg e jo të ikë për dhjamë qeni. Ai duhet të japë llogari para këtij populli”, tha avokati.