Pasi zyrtarizoi largimin nga Roma në fund të sezonit, Françesko Toti rikthehet sërish në qendër të vemëndjes. Ikona dhe legjenda e Romës ka shpërthyer në akuza ndaj drejtuesve, qe sipas tij e detyruan të largohet nga futbolli pas 25 vitesh me fanellën verdhekuqe.
Ka qenë “La Gazetta dello Sport” ajo që ka zbuluar fjalët e Totit që i kishte thënë lojtarëve dhe stafit të tij se e detyruan të largohet.
“Kanë qenë disa muaj tepër të vështirë, të komplikuar. Do të më pëlqente t’u ndihmoja akoma më shumë, por të gjithë e dinë se si shkoi. Tani më kanë detyruar që të tërhiqem dhe nuk mund të rri pa menduar se nuk do të vesh më fanellën e Romës. Megjithatë, dua t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat pranë”, kanë qenë fjalët e Totit.