Skuadra e Braunschweig, ndonëse është e treta më e mira në historinë e kategorisë së dytë gjermane, nuk mundi dot të ngjitet në Bundesligë, përkundrazi është e detyruar të ndeshet në përballjen direkte me ekipin e Wolfsburg, i treti nga fundi në kaegorinë elitare të futbollit gjerman. Që këtu fati është i limituar. Sikur të mos mjaftonte, gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë. Sepse ndeshja e parë u fitua nga Wolfsburg që kaloi në avantazh falë golit të Mario Gomez nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen e mbyllur me rezultatin minimal 1-0. Penalltia e ekzekutuar nga ish-futbollisti i Fiorentinës në të vërtetë nuk ekzistonte, sepse ishte pikërisht Gomez ai që kishte prekur me dorë topin, përpara se ky i fundit të gjente edhe dorën e mbrojtësit të Braunschweig që gjithsesi ishte e ngjitur me trupin.

Një vendim që ka vendosur fatin e ndeshjes, por kjo nuk është gjithçka. Në fund të ndeshjes, futbollistët e Braunschëeig kanë zbuluar një prapaskenë vërtetë skandaloze. Të gjitha këpucët me taka të futbollistëve, të lëna në dhomat e zhveshjes para ndeshjes, ishin lagur. Ishin qullë, të zhytura në ujë. Dikush i kishte lagur qëllimisht për të sabotuar Braunschweig. Është pikërisht kjo akuza drejtuar Wolfsburg. Të mbërritur në dhomat e zhveshjes një orë përpara fillimit të ndeshjes, futbollsitët e skuadrës së Braunschweig u përballën me një surprizë të shëmtuar, këpucët e tyre të lojës ishin të gjitha të zhytura në ujë. Përgjegjësitë e skuadrës pritëse i kishin vendosur këpucët te dushet që një ditë përpara ndeshjes. Lideri i Eintracht Boland nuk bëri lojra fjalësh: “Ishte gjithçka e lagur, nuk ishte aspak e këndshme. Provuam dhe konstatuam se dushet aktivizoheshin duke shtypur një buton, ndaj është bërë qëllimisht. Dikush mori guximin që të na bëjë këtë shaka, por lart ka një Zot të futbollit dhe këto gjëra dënohen”.

Në realitet, Wolfsburg shfajësohet duke dhënë justifiket e veta. Heribert Rüttger, përgjegjës për magazinën e klubit ka siguruar se gjërat kanë rrjedhur në një mënyrë krejt ndryshe: “Çdo 24 orë, për motive higjenike, dushet aktivizohen automatikisht për të pastruar ambientin. Nuk e dimë pse Braunshweig i kishte vendosur këpucët e futbollistëve në zonën e dusheve, në vend që t’i vendosnin te stolat e dhomës së zhveshjes”.