Sipas avokatëve të Milan, operacioni “Fuorigioco” i ndërmarrë nga Guardia di Finanza, ku një prej të hetuarve është Adriano Galliani, është “një çështje sipërfaqësore dhe pa asnjë bazë, e cila do të mbyllet shumë shpejt”.
Këto kanë qenë fjalët e Niccolo Ghedin dhe Leandro Cantamessa në komunikatën që është publikuar në faqen zyrtare të kuqezinjve. “Berlusconi nuk është i shqetësuar”, ka siguruar Ghedin. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Napoli-t, që ngre dyshime në lidhje me një mashtrim financiar të realizuar nëpërmjet faturave fiktive, nuk shqetëson aspak klubin milanez.
Komunikata e Milan-“Prokuroria e Republikës së Napolit ka lajmëruar sot Adriano Gallianin se është nën hetim për një çështje që ne e konsiderojmë plotësisht sipërfaqësore dhe që nuk ka asnjë bazë në realitet dhe që do të mbyllet shumë shpejt si në aspektin financiar edhe në atë penal”. Av. Niccolo Ghedin Av. Leandro Cantamessa.