Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për ish-zyrtaren e lartë Alda Klosi.
Mësohet se trupi gjykues ka dhënë masën “Arrest me burg” për Klosin, e cila akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve të policisë.
Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë iu dha në gjykatë.