Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano, ka reaguar përmes rrjetit social Twitter në lidhje me disa akuza për punën e BE-së në Shqipëri.
“Akuzat në disa media që vënë në pikëpyetje punën e delegacionit të BE-së në Shqipëri janë të pabaza.
Qëndrimet e shprehura nga delegacioni i BE në Tiranë janë qëndrime të BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer duke përfshirë edhe reformën elektorale drejtuar nga Ambasadori Soreca dhe ekipi i tij për ta afruar Shqiperinë me Bashkimin Europian”, shkruan Stano.





