Teksa ndodhet në Maldive ku dhe kurorëzoi në martesë marrëdhënien me biznesmenin Fisnik Syla, këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit.
Këngëtarja është dënuar për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve. Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e Fjollës ka thënë se do ta ankimojë vendimin në Apel.
“Do ta ankimojnë. Fjolla Morina ka pasur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel”, ka thënë avokatja e këngëtares.
Këngëtarja nga Kosova u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.
Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.





