“Pushtuesit rusë kanë vjedhur vulën zyrtare të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, e përdorur për të autorizuar dokumentet”, sipas kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës.

Energoatom tha në Telegram se vula ishte vjedhur dhe është dashur të krijohet një e re.

Objekti i Zaporizhzhia është më i madhi i këtij lloji në Evropë dhe ndodhet në Ukrainën juglindore.
Të dyja palët kanë akuzuar rregullisht njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës dhe ka pasur shqetësime për gjendjen e saj.

Ekspertët bërthamorë të OKB-së thanë muajin e kaluar se “integriteti fizik” i objektit ishte “shkelur”.

Lcimg 4e5eaaa0 9afa 4045 9ef8 508ffdf6430c