DURRËS, 18 dhjetor 2013 – Akuza e Durrësit është skandalizuar me një vendim të togave të zeza bregdetare, nisur nga fakti se gjykata e rrethit gjyqësor të Durrësit ka lënë me masë sigurie arrest shtëpie Z. M., i akuzuar për tentativë vrasjeje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e 18 dhjetorit 2013 në drekë, të zhvilluar pa praninë e medieve, trupi gjykues, me një kërkesë të mbrojtjes, ka ndryshuar masën e arrestit për 23-vjeçarin, por pa ndryshuar dy akuzat e mësipërme. I pandehuri në seancë është paraqitur në gjendje shëndetësore të vështirë dhe me probleme në frymëmarrje. Avokati paraqiti një raport mjekësor, në gjykatë, duke pretenduar se klienti i tij vuan nga sëmundje të zemrës, pasi disa muaj më parë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Burime nga prokuroria e rrethit gjyqësor të Durrësit thonë se janë shokuar me vendimin e togave të zeza, duke e konsideruar këtë gjë skandal të drejtësisë, pasi 23-vjeçari është me precedentë të përsëritur penalë. Z. M. u arrestua në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit, në datën 22 shtator pas tentativës për vrasje brenda në një lokal. Në 26 shtator 2013 e njëjta trupë gjyqësore dha masën e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





