Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, ka akuzuar ish-drejtuesen e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, sportisten e njohur Klodiana Shala, për përvetësim të një fondi prej 520 milionë lekësh të akorduar nga qeveria Berisha. Sipas Yllit, ky fond u shpërdorua, ndërkohë që stadiumi “Qemal Stafa” do të prishej.
“Abuzimet që ka bërë qeveria Berisha në këto vite, ju do të habiteni. I kam këtu me fakte dhe argumente. Si rasti kur i jepnin para kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej. Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”, deklaroi deputeti Ylli në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.