Në një prononcim për DurrësLajm, kandidatja në garë për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako reagon ndaj akuzave të hedhura ditë më parë në adresë të saj nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreu lokal Ferdinand Xhaferaj.
Sako deklaron se i ka përqendruar të gjitha energjitë e saj në fushatën elektorale dhe është e fokusuar totalisht në takimet me kategori të ndryshme shoqërore që zhvillon çdo ditë.
Sako i fton Bashën dhe Xhaferajn t’i thërrasin ndërgjegjes njerëzore mbi atë çfarë artikulojnë. Kujtojmë këtu se Basha dhe Xhaferaj e kanë akuzuar kandidaten e Durrësit si të përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës dhe intimidimit të biznesit.
Në të njëjtën kohë, ajo ka një përgjigje edhe për rivalen e saj në garë, Valbona Sakollari, e cila pak ditë më parë deklaroi se në krahasim nga kandidatja socialiste që e filloi fushatën duke u takuar me strukturat e partisë, ajo e nisi me takime me njerëz të thjeshtë.
Sako thotë nuk ka kohë të merret me diversion mendimesh, por gjithë fokusi i saj është në garën në të cilën është përfshirë totalisht për të dhënë më të mirë për qytetin e saj dhe qytetarët durrsakë.





