Një muaj pas lirimit të papritur nga detyra si drejtor ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit, Artjan Qirici ka zgjedhur të reagojë për herë të parë një natë më parë. Shkak për reagimin e Qiricit janë akuzat e ngritura nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili denonconte dje në “Facebook”-un e tij se shkarkimi i drejtorit të Portit lidhet me ngarkesën e 613 kg kokainë, pasi sipas Berishës, Qirici ka refuzuar të firmoste shkresën, në të cilën urdhërohej kalimi në kalatën 3 i të gjithë kontejnereve përfshirë këtu edhe kontejnerin që mbante 180 milionë euro drogë që ndodheshin në kalatën 4.

“Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges. Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit. Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste”, shkruante Berisha në faqen e tij në “Facebook”.

Po përmes “Facebook”-ut, ish-drejtori Qirici i kundërpërgjigjet Berishës duke i thënë se qytetari i tij dixhital nuk mund të ketë shkelur ndonjëherë në Port, madje as të ketë kaluar pranë tij, pasi do kishte parë se operacioni i ngarkim-shkarkimit të kontejnereve bëhet vetëm në kalatën nr. 6 dhe brenda terminalit të kontejnerëve.

“Pallavrat për kalatat 3 dhe 4 janë fantazia jote, siç janë gjithë të tjerat që ti përcjell në statuset e tua me imagjinatën e të shpikurit qytetar dixhital”, shkruan Qirici ndër të tjera.

Pas këtyre sqarimeve, Qirici dëshiron t’i japë fund edhe kuriozitetit publik në lidhje me arsyet e lirmit të tij nga detyra, pas 4 muajve që mori funksionin e drejtorit të portit më të madh të vendit. Ai bën me dije se është plotësisht i sqaruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe se gjendet në dispozicion për çdo detyrë të radhës që do i ngarkohet.

REAGIMI I PLOTË I ARTJAN QIRICIT: