09 Mars 2015 – Kreu i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë televizive ka folur për ngjarjen më të nxehtë në politikë, akuzat e deputetit Tom Doshi.  

Meta ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje, të cilën e ka cilësuar si deklaratë e karakterit politik.  

Sipas kreut të Kuvendit, emri i tij është përmendur vetëm për alibi. Ai shprehet se i vetmi shqetësim i tij ishte se po dëgjonte për vrasjen e një deputeti të mazhorancës dhe aq më shumë kur dëgjoi edhe për një deputet të opozitës.  

Rama theksoi se i vetmi persona që ka penguar hetimet është vetëm deputeti Tom Doshi.  

"Deklaratat janë me karakter politik, pas përjashtimit nga Partia Socialoste dhe pas një shantazhi që i ka bërë kryeministrit. I vetmi person që ka bllokuar hetimet është Tom Doshi. Këtë histori e kam marrë vesh nga një i njohuri im që është edhe i njohuri i Doshit. Më ka thënë shqetësimin se kanë dashur që të vrasin  Tom Doshin dhe ka qenë e bërë nga Berisha, Toni, Agim Rama. Ndërsa sipas tij emri im  për alibi. E kam marrë Doshin menjëherë në telefon, por e kishte të fikur. Pastaj i telefonova Frrokut pasi e dija se rrinin bashkë dhe  me të vërtetë ishin bashkë, i thashë të më kalonte Doshin", tha Rama.  

Kreu i Kuvendit tha se deklaratat e Tom Doshit ka shumë spekulime.   "Ka shumë spekulime. Nuk kemi ndenjur 4 orë pasi kam pasur edhe punë atë ditë. Kam qenë i shqetësuar pasi më thanë se bëhej fjalë për një lokal që ishte pranë shtëpisë sime. Unë nuk ia kam idenë kush është Toni. Sipas versionit që më kë thënë  Toma këtë gjë e bënte Berisha", tha Meta.   Meta tha se nuk e di se cila është arsyeja që Tom Doshi e ka përfshirë në këtë histori.