Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj kritikave të kolegëve dhe publikut mbi produksionin e “Big Brother VIP”.

Ajo ka shpërndarë një video të Luizit, i cili thotë se është meritë e Top Channel dhe stafit që ata janë aty dhe për përmasat që ka marrë formati.

Krah videos Lori shkruan se ka ndjerë presion të madh nga audienca dhe kolegët, që e cilëson si të vështirë për t’u “përtypur”. Teksa falenderon njerëzit që punojnë për këtë produksion, Lori nënvizon më tej moton e saj: “Ul kokën dhe puno” duke shtuar se nuk përbaltin punën e askujt.

Ajo vlerëson edhe fjalët e Luizit për të cilin thotë se nuk është si ata personazhet që mendojnë se janë më të rëndësishëm se platforma. Në fund ajo e mbyll me një duartrokitje publike për “Top Channel” duke shkruar se “Big Brother mbaron, por mirënjohja dhe njerëzilliku mbeten”.