Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji dhe Sandër Beci, të cilët votuan në favor të ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra e Zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi se janë nga Balluku për të votuar kundër pezullimit të saj nga detyra. Ai iu drejtua me një pyetje Papajorgjit, teksa tha se “thuaj shqiptarëve se pse nuk pezullohet Balluku apo të ka paguar, sa të ka paguar ty edhe të tjerë me radhë.”
Duke i cilësuar si mercenarë, kryedemokrati tha se kodi i tyre është vetëm “vjedhja”.
“Kur bëhen zgjedhje, kryeministri votohet si kryeministër. Janë direkt të zgjedhur nga populli. Kurse ky është i zgjedhur nga presidenti. Se në fund dekretin e ka presidenti. Nuk ka asnjë mburojë nga pezullimi. Ky po shkel Kushtetutën. E thashë edhe njëherë se duhet të jesh si ai të mos lexosh Kushtetutën dhe kjo tregon se ai me çdo kusht do të korruptojë gjykatësit kushtetues, të cilët nuk mund të pranojnë kurrë një nen të tillë.
Të pakarakter 4 gjykatësit që nuk votuan së bashku me të tjerë në favor të masës së SPAK për Lubi Ballukut. Imagjinoni Fjona Papajorgjin një ekstremiste ekstreme, ta pyes atë zonjë kur Kushtetuta të pezullon ty që je në hierarkinë më të lartë të këtij shteti, thuaj shqiptarëve se pse nuk pezullohet Balluku apo të ka paguar, sa të ka paguar ty edhe të tjerë me radhë.
Çfarë turpesh kanë? Ky për të shpëtuar ligjin, se e di që nuk qëndron, thotë po iu përfshij edhe ju. Me mercenarë të llojit Papajorgji apo Beci beson se do të mund ta bëjë të përtypshëm ligjin. Kodi i tyre politik është vetëm hajnia e vjedhja.”, tha Berisha.





