Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar pas deklaratës së bërë dje nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, se vetëm për këtë vit, sipas saj, Dako iu ka dhënë 32 milionë euro tenderime 5 grupeve kriminale në Durrës.

Përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Dako sqaron se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tenderë për një periudhë 18-mujore.

Po ashtu, Dako ka publikuar edhe listën e plotë të fituesve të tenderëve, dhe bën thirrje që gjithësecili, duke nisur nga Kryemadhi, të gjejnë se cilët ndër ta janë kriminelët.

REAGIMI I PLOTË I DAKOS:

Duke marrë shkas nga deklarata e kryetares së LSI-së znj. Monika Kryemadhi, e cila përmendi Bashkinë Durrës, në respekt të opinionit publik dhe në kuadër të transparencës së plotë, dua të bëj sqarimin që vijon:

Znj. Kryemadhi pretendon që Bashkia e Durrësit ka dhënë 32 milionë euro tendera vetëm për këtë vit, por e vërteta është se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore.

Ndërsa për pretendimin e znj. Kryemadhi se këto tendera i kanë fituar 5 kriminelë, unë i bëj thirrje znj. Kryemadhi dhe gjithkujt tjetër që të gjejnë kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderave.

Bashkia e Durrësit nga 1 Janar 2017 deri në Prill 2018 ka dhënë këto tendera: