Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili bën përgjegjës presidentin e opozitën për protestat e dhunshme të ditëve të fundit të vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve, janë keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të  fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve.”