Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, u pyet për akuzat e ish-presidentit Ilir Meta në drejtim të SPAK.
Në një komunikim për gazetarët, Çela theksoi se për këtë ka kthyer përgjigje KLP.
Ndër të tjera ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme ka një bashkëpunim të kënaqshëm me SPAK.
Pyetje: Dje, KLP dënoi gjuhën e përdorur nga ish-presidenti për SPAK. Cili është mendimi juaj për akuzat e ish-kreut të Shtetit ndaj Strukturës së Posaçme?
“Po i përgjigjemi sot çështjeve më emergjente. Kemi performancë më të mirë të Prokurorive. Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP. Numri i të dënuarve është më i lartë dhe sistemi po funksionon. Bashkëpunimi ynë me SPAK ka qenë shumë i mirë, performanca që kemi arritur përmes bashkëpunimit ka qenë në nivele të kënaqshme”, tha Çela.