Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano.
Nga qyteti i Shkodrës, Kreu i Shtetit u shpreh se nuk kishte asnjë koment për akuzat e Nanos.
“Nuk kam koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza.”, tha Meta.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Nano e cilësoi Metën një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Ai tha se presidentit i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.
“Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time.”, tha Nano ndër të tjera.





