Në mediat shqiptare ka gëluar lajmi se ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post pas audio-skandalit që shpërtheu nga Partia Demokratike me vëllain e ministrit, Agron Xhafën.
Por asnjë vendim nuk është bërë zyrtar për dorëheqjen që thuhet se tashmë ndodhet në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë përmes një reagimi për herë të parë mbi këtë çështje, thotë se qëndrimin e tij do ta shprehë nesër në orën 11.00 përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Statusi i Ramës:
Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave





