TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratave që kryesocialisti Edi Rama bëri gjatë ditës së djeshme në Spitalin Ushtarak, në kuadër të javës së shëndetësisë dhe prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare ku ka sulmuar sistemin si të korruptuar.
Ministria e Shëndetësisë në reagimin e saj shprehet e zhgënjyer me ofendimin që Rama i bëri bluzave të bardha, duke e akuzuar se po përdor sulme të turpshme me qëllim përfitimi politik.
“Të zhgënjyer me ofendimin që i behet bluzave të bardha . Turp që jeta e qytetarit të thjeshtë përkthehet në votë. E pamoralshme të hidhet poshtë sakrifica e mjekëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Minsitrisë së Shëndetësisë.
Kreu i PS-së teksa është njohurme gjendjen në të cilën mjekët dhe infermierët e këtij spitali kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve kas sulmuar sistemin për mungesë masterplanesh të cilat sipas tij jo se mungojnë, por nuk vihen në zbatim me qëllim për ta lënë situatën të përshtatshme për abuzime dhe korrupsion në sektorin e shëndetësisë.