Deklarata e ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata, e dhënë një ditë më parë, ka ngjallur reagimin e zv/presidentit të Skënderbeut, Arlind Boshku.
Përmes një statusi nëFacebook, Boshku ka “shpërthyer” ndaj Vatës, i cili e konsideroi dënimin me 10 vite pezullim i Skënderbeut nga Europa, një turp i madh për drejtuesit e ekipit, që e katandisën klubin korçar në këtë gjendje.
“Ty nuk te intereson qe ne tre vjet hetime dhe tre shkalle gjykimi nuk u gjet asnje grimce fajesie e Skenderbeut. Ti nuk i lodh “pellumbat” e tu te cuar fluturim per te lidhur “hallkat” e atyre qe u bene bashke, per te gjetur nje “kurban” per milionat e tyre”, shkruan Boshku në statusin e tij, ndërsa i cilëson dashakeqe akuzat e ngritura nga Vata.
Sipas Boshkut, Vata është vetëm “një smirush me xhelozi të pashoqe”.
Postimi i plotë i zv/presidentit Arlind Boshku:
Dy fjale “zemre” per R.V.
I dashur “smirush”!
Po harxhoj pak kohe te merrem me ty dhe xhelozine tende te pashoqe! Ne rrugetimin tend pata besuar se do mesoje pakez gje per mirenjohjen, per respektin dhe per gezimin e suksesit te tjetrit, por qenkam gabuar, sepse ti ne garen tende me egoizmin dhe delirin e madheshtise i humbe oret e mesimeve.
Qe te bindesh ti dhe gjithe si vellezerit e tu, Skenderbeu ishte nje gje shume e madhe per kete Shqiperine tone te vogel dhe te varfer, madje e parakohshme per kete realitet. Ne ndjekjen me korespondence te aktualitetit shqiptar nuk deshe ta kuptoje Skenderbeun, as perpjekjet titanike te tij per te ndertuar nje model shprese, mundesie dhe suksesi!
Provat per te i ke perballe dhe po te plasin syte dhe nese nuk do ta shikosh pyet neper Europe, kryq e terthor asaj ose thirri “pellumbat” edhe testoji, ore si eshte e mundur qe nje klub i vendit tim arrin te shkoj dy here ne fazen e grupeve te Europa League?!
Si mundet te eleminoje ekipe radhazi ne kater ture dhe perball cfare kundershtaresh?! Por ti “smirush” nuk ke kohe per keto gjera, ty te mjafton te shembet cdo gje perrreth teje qe te dallohesh vetem ti. Ty nuk te intereson qe ne tre vjet hetime dhe tre shkalle gjykimi nuk u gjet asnje grimce fajesie e Skenderbeut. Ti nuk i lodh “pellumbat” e tu te cuar fluturim per te lidhur “hallkat” e atyre qe u bene bashke, per te gjetur nje “kurban” per milionat e tyre.
As lidhjet mes atyre qe shkruajne raporte dhe kane shpikur nje skeme per te bere shume para, as emrat e atyre qe per pak euro me shume shesin shpirtin e tyre, fabrikojne akuza, perkthejne thashetheme, dergojne emaile ne emer te te tjereve dhe mbushin kafenete e Tiranes me lajme ekskluzive te zeza. Duke te degjuar ty dhe sivellezerit e tu, shqiptaret tani e kane kuptuar se historia e treguar per njeriun qe deshiren me te madhe nuk kishte te merrte nje lope per vete, por t’ia merrte komshiut te tij nuk eshte me nje anekdote, por nje e vertet e madhe. dhe nuk e di pse ky njeri shpirt katran me ngjan me ty “smirush”!





