Gjykata e Lartë zhvilloi sot seancën e radhës për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin.
Avokati i Doshit kërkoi pushimin e çështjes së ngritur nga Prokuroria kundër tij për sajesë të akuzave se Ilir Meta ka tentuar ta vrasë.
Të përfshirë në këtë çështje janë edhe ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami, të cilët u arrestuan pas ngjarjes bashkë me Doshin, pasi u akuzuan për sajesë të të saj.
Avokatët e Frrokut dhe Bamit kërkuan veçimin e çështjes dhe transferimin për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Lidhur me kërkesat e reja, Gjykata e Lartë njoftoi se do të mblidhet më 7 prill për të vendosur.
Kujtojmë se për këtë çështje, Doshi përballet me masën “detyrim paraqitje”, Durim Bami mbahet në arrest shtëpie, ndërsa deputeti Mark Frroku në “arrest me burg”, për shkak të një dosjeje tjetër hetimore të hapur në ngarkim të tij, i akuzuar për vrasje.





