Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas deklaratave të deputetit demokrat Dashnor Sula i cili u shpreh se ky koalicion ishte një kurth pasi kishte bërë marrëveshje të fshehtë me Berishën. 

Në një reagim në rrjete sociale Lapaj thotë se guximi i kandidatëve të koalicionit për të garuar në lista të hapura ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës. Ai shton se në politik ka hyrë për të imponuar garën si standard dhe se balta e atyre që ngrejnë akuza sipas tij vetëm sa shton ushqimin e rrënjëve të koalicionit..

Reagimi i Lapajt: 

Vendimi ynë i guximshëm për të garuar me LISTA TË HAPURA ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës.
Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta?
Në politik hyra për të imponuar garën si standard.
Balta e tyre na shton ushqimin e rrënjëve tona.