Argita Malltezi ka thyer heshtjen ndaj akuzave ndaj babai të saj Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi.

E ftuar në emisionin e Grida Dumës “Top Story”,  Argita Malltezi u është përgjigjur pyetjeve për raportin me babanë përjetimin për arrestimin e bashkëshortit dhe procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar.

Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive.

Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale.

Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash”, tha ajo.