TIRANE – Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet lidhur me akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kreu i Prokurorisë tha se momentalisht hetimi është në fazën paraprake. 

Zoti Llalla në çfarë janë hetimet për trafikun e drogës me infrastrukturën e ushtrisë? 

Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet për këtë rast, nisur mbi deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu dhe mbi bazën materiale referuese të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Komisariati i Policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake. 

A është regjistruar procedim?

Patjetër që është regjistruar procedim. 

Zoti Llalla në lidhje me hetimet për Gjadrin, në bazë të raport/kallëzimit të depozituar nga policia e Lezhës, thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime, për cilën kohë flitet? 

Janë raste që janë në proces hetimi dhe vijojnë hetimet me të cilat do të njiheni në ditët në vijim. 

A ka prova konkrete prokuroria?

Normalisht që ka. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/