Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar akuzat që i janë bërë Monika Kryemadhit në lidhje me financimet ruse.

Në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV, Ilir Meta u shpreh se Monika Kryemadhi po sulmohet nga Edi Rama sepse i ka çjerrë maskën për aferën e inceneratorëve.

“Këto i ushqen Edi Rama me paratë e inceneratorëve. Nuk ekziston asnjë dosje ruse dhe as dibre. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi. Po e sulmon Rama sepse ai i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve”, tha Ilir Meta.