Kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka folur sot nga takimi elektoral në Durrës për përgjimet e dosjes 339. Dako tha se PD i ka akuzuar për blerje votash, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë sepse PS-në e ka votuar çdo qytetar.
“Na akuzojnë për blerje votash, ju jeni dëshmitar që çdo qytetar ka votuar PS-në nga viti në vit dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjellja jonë, nga mosndarja që u kemi bërë qytetarëve dhe nga puna jonë e përditshme. Por e vërteta është që ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga bastion i PD-së është kthyer në bastion të PS-së”, tha Dako.





