Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike se Taulant Balla garantoi hyrjen e eurove të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit, Taulant Balla flet për Top Channel, duke bërë të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj kreut demokrat.
Taulant Balla shprehet se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, megjithëse sot ai njoftoi një konferencë për mediat nga selia e PS-së, të cilën e ka anulluar për arsye që nuk dihen.
Më herët, Lulzim Basha tha se Taulant Balla kishte garantuar hyrjen parave në vendin tonë dhe se do të shkonin për një prej bandave më aktive në Elbasan. "Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere."





