Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët tregoi edhe kurthin që sipas tij kryeministri Edi Rama bëri ndaj Lulzim Bashës, për ta shpëtuar atë nga burgu, pas akuzave për pastrim parash.

I pyetur nëse do te kerkojne nje hapje te ceshtjes per Lulzim Bashën, Berisha u pergjigj: “Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot.”

Berisha : Dëshmitë janë dërguar dhe janë njërëz të PD ata që kanë deklaruar. Edi Rama dhe Duçka e funziuan dhe paguan ‘defacto’ McGonicalin. A përbën kjo një detyrim për hetim? Ai duhet të vendoset automatikisht në hetim së bashku më Dorjan Duçkën. Lulizim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që Ducka dhe Rama kanë sjell nga financimi Rus. Edi Rama ka mbyllur dosjen e hetimit rus që është hapur kundrejt Lulzim Bashës. Ju e kuptoni vetë kontrollin e plot që ka Edi Rama mbi organet hetimore, nuk ka një të dytë si ai.

Përsa i përket  faktit nëse PD nuk është e lidhur me financimet ruse gjatë ushëheqjes së Bashës, Berisha u shpreh:

“Nëse ka të bëj me paratë e Partisë Socialiste dhe me sarajet e Edi Ramës në Surrel, para të dalë nga arka e partisë socialiste. Lulzim Basha nuk ka marrë para që kanë ardhur nga këto kompani. Ato janë para me origjinë të pastër dhe kanë zero lidhje me financimet ruse. Për 500 mije uro nga Pinjata, i ka paguar Nik Buzinit shuma të mëdha. ‘Pinjata Trade’ nuk ka marrë asnjë qindrkë nga arka e PD, asnjë prej 500 mijë euro nuk kanë hyrë në arkën e PD. Ato janë para dhe vendime personale të Lulzim Bashës.”

Për mbylljen e dosjes nga Prokuroria, dhe procesin e hetimeve, Berisha u shpreh se Rama ka paguar dhe çuar dëshmitar nga Tirana në FBI, dhe se paratë që ka deklaruar se ka marrë Nick Buzin nuk kanë ardhur nga arka e PD, por nga fondet personale të Bashës.

Berisha: Rama ka çuar dëshmitar nga Tirana për të dëshmuar para FBI, në shqipëri Basha është hetuar për larje parash. Nick Buzin ka deklaruar se ka marrë para nga PD, deklaratë që Edi Rama e ka mrrë dhe ka nisur hetimet. Para të cilat nuk kanë asnjë lidhje me PD. Prokuroria e ka hetuar me të drejtë Luzim Bashën për larje prarash. Rama përdori presinionin e jashtëzakonshëm për mbylljen e kësaj dosjeje dhe fajsimin e PD.