Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha më herët se se qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri janë përgjegjës për dështimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Rama ka krahasuar deklaratën e Bashës që fajëson qeverinë me atë të kryeministrit Italian, Giuseppe Conte, i cili ka deklaruar:
"Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave."
Më herët, Rama zgjodhi Presidentin e Komisionit Europian, Donald Tusk për t’iu përgjigjur kreut të PD për çështjen e negociatave.





