Moderatori Saimir Kodra, ka paralajmëruar padi penale ndaj Egla Cenos, pasi kjo e fundit i ka bërë një akuzë të fortë, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio.

Në lidhje me këtë debat, ka reaguar Beso Ceno, vëllai i aktores Egla Ceno, i cili është shprehur se nuk ka shumë dijeni në lidhje me çështjen, por tha se do ta mbështeste motrën e tij në këtë kauzë.

Në një lidhje në “Skype” në “Wake Up”, Beso është shprehur: Unë jam një nga mbështetësit më të mëdhenj të saj. Eglës i pëlqejnë sfidat dhe nuk tërhiqet kurrë, është shumë e zonja në atë që bën. Besoj se po i jep shumë atij programi dhe normalisht, ka krijuar ndjekësit e vetë. Ka dhe njerëz që nuk e pëlqejnë lojën e vetë, por ç’u kuptua po nuk patëm njerëz që na pëlqejnë, nuk do bëheshim kurrë më të mirë.

Blendi Salaj: Ajo ka bërë një akuzë serioze për ngacmim seksual ndaj një personazhi publik siç është Saimir Kodra dhe ai ka kërcënuar me një padi gjyqësore ndaj saj për shpifje. Ti si vëllai i saj kur dëgjon këtë histori, çfarë përpunon, çfarë mendon?

Beso Ceno: Nuk kam qenë në dijeni, kam parë shumë pak video se kam qenë i zënë. Unë personalisht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria, rritur me mentalitet europian, por i ngelur në kohë me jetën shqiptare, disi tradicionale. Unë i mbështes shumë çështjet apo kauzat e femrave sepse jam rritur me Eglën që i vogël. Unë i hipja autobusit 12 vjeç dhe shkoja e shpenzoja shumë kohë në Tiranë tek ajo. Nuk di të them shumë dhe nuk doja t’i përgjigjesha sepse këto janë gjëra që duhet të kesh informacione më parë, por gjithsesi ajo ka përkrahjen time, me rastin e parë që mund të kem mundësi patjetër që do jem pas krahëve të saj dhe pse jo t’i shkojmë deri në fund dhe këto janë gjëra serioze, nuk janë vetëm gjëra që prekin vetëm shoqërinë tonë në Shqipëri, por në mbarë botën.