Rusia ka evakuuar fëmijët nga jetimoret në zonat e luftës në Ukrainë, ka pohuar ministri i jashtëm rus, Sergei Lavov gjatë një konference për shtyp.
Sakaq ai akuzoi Perëndimin për një “qasje skizofrenike” ndaj luftës.
Kujtojmë që gjatë marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi një urdhër arresti për Vladimir Putin dhe komisionerin rus për fëmijët, duke i akuzuar ata për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.
Lavrov akuzoi gjithashtu Perëndimin për hipokrizi për sulmin ndaj Rusisë lidhur me shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut në Ukrainë, ndërsa, sipas tij, injoroi deklaratat “raciste” të autoriteteve ukrainase për vrasjen e rusëve.