Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me projektin për rrugën Milot-Fier.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk ka fjalë për gjuhën e turpshme që përdoret për këtë çështje.

“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP”, shkruan Rama.