Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka kërkuar informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit në kuadër të hetimit për ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi.

Ish-drejtori Gëllçi është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.

Sakaq, seanca gjyqësore ndaj Thoma Gëllçit është shtyrë për ditën e martë, 14 dhjetor 2021, ku do të paraqitet dhe mbrojtja.