Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen penale për Ervin Matën, i cili do të gjykohet për kallëzim të rremë.

BW raporton se për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi.

Ish-komandoja Meviol Bilo do të gjykohet për plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme në dëm të Eljon Hatos.

Për vrasjen e Fabian Gaxhës është pushuar akuza. Ngjarja ndodhi në zonën e “Ish-bllokut” më 4 tetor 2018.