Itali, 29 korrik 2014 – Gjykata e qytetit të Ivreas e shpalli të pafajshëm Kolec Dodën, lindur në Fushë-Arrëz dhe banues në qytezën e Lanzo Torinezes (provinca e Torinos).

Ai ishte arrestuar nën akuzën e rrahjes së vazhdueshme të gruas. Gjykata e shpalli të pafajshëm për këtë akuzë.

Doda u dënua 9 muaj burg me kusht dhe me 2 000 euro dëmshpërblim, vetëm për episodin e vitit 2007 kur kishte goditur me shkelm gruan, e cila i kishte fshehur të shoqit faktin, që e bija e Dodës herë pas here largohej nga shkolla.

Gruaja e Kolecit po ashtu kishte ndikuar tek e bija që numrin e telefonit të të jatit ta shkruante në celular me pseudonimin Hitler apo të bënte në Facebook komente shumë fyese për të jatin.

Si përfundim gjykata urdhëroi heqjen e menjëhershme të masës së arrestit të shtëpisë ndaj Kolecit.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/