Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Ndroq në lagjen e re për 74 familje të cilat janë demtuar nga termeti.

Rama iu përgjigj dhe akuzave se qeveria e tij mbron oligarkët dhe jo shtresat në nëvojë.

Kreu i qeverisë tha se falë rritjes së taksave për më të pasurit, u rindërtuan shtëpite e atyre që u preken nga tërmeti.

“Ne e ndamë mendjen që rindërtimin do e bënim më shpejt se të tjerët dhe patjetër falas pikërisht se nuk jemi më të pasur. Ne akuzohemi shpesh edhe në fakt për fat të keq ajo shprehja “shpif e shpif se diçka do mbetet”, edhe në këtë rast provohet të jetë e suksesshme. Se një pjesë e njerëzve janë të prirur ta besojnë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën. Ne akuzohemi shpesh se jemi një qeveri që mendon për më të pasurit, që mendon për oligarkët etj. Por vetëm programi i rindërtimit, pa llogaritur të tjera është prova më kokëfortë për të kundërtën. Sikur ne të ishim një qeveri që mendonte për të pasurit, programi i rindërtimit nuk do ndodhte kështu si po ndodh si program investimesh falë rritjes së taksave për të pasurit duke ulur deri në zero taksat për ata që kanë më pak për t’i dhënë shtëpi familjeve falas, nuk do ndodhte.“, tha Rama