Gjykata e Durrësit ka dhënë masë sigurie “Arrest me burg” dhe “Arrest shtëpie” për dy shtetas, A.B. 30 vjeç dhe H.H. 28 vjeç.

Shumë e rezervuar në dhënien e informacionit për këtë rast, e kontaktuar nga DurrësLajm policia e Durrësit nuk sqaron nëse dy personat e akuzuar për 3 vepra penale janë ose jo funksionarë shtetërorë.

Sipas policisë, këta shtetas akuzohen për “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Faksifikimi i dokumenteve”.

Ndërkohë, për shtetasin A.B., Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, pasi 30-vjeçari nuk është ndaluar ende nga policia, e cila e ka shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të komunikatave më datë 25.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasit H.H dhe A.B, vjeç 28 e 30, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “Arrest në burg”. Punohet për kapjen e A.B. Nenet 248 e 25, 199/a/3 dhe 186/1 të Kodit Penal.