Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26-vjeçares pak ditë më parë në këtë qytet.
Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj.
Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin, i cili vazhdon të jetë në arrati, por edhe për personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., i cili vazhdon edhe ai në arrati.
Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak se ky rast ka ngjallur shume reagime në opinionin publik.
Dyshohet se Albi Ceno, Oltjon Tahiri dhe Gentjano Mehmeti kanë nxitur 26-vjeçaren nxitur të përdorte lëndë narkotike dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, një tjetër, 57-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka kërcënuar gazetaren nga Vlora e cila bëri pubklik lajmin për këtë ngjarje.





