Një gjykatë ruse ka lëshuar urdhër arreste ndaj dy gazetarëve italianë Stefania Battistini dhe Simone Traini.
Dy gazetarët italianë, të cilët punojnë për transmetuesin publik Rai, akuzohen për ‘hyrje të paligjshme në rajonin rus, Krusk nga Ukrainë më datë 6 gusht 2023.’ Sipas Rusisë, dy gazetarët kanë hyrë në Krusk me një automjet që i përkiste forcave të armatosura të Kievit.
Për shkak se ata janë aktualisht jashtë territorit rus, ekstradimi i tyre është kërkuar edhe nga Italia, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. “Urdhër arresti dhe kërkesa për ekstradimin e Stefania Battistini dhe Simone Traini janë një provokim i papranueshëm, kërkojmë që qeveria jonë të mbajë menjëherë qëndrim kundër kësaj tentative të re për të frikësuar gazetarët italianë”, thekson në një deklaratë Sindikata e Gazetarëve të Italisë. televizioni publik Usigrai.