Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës ndaj fëmijëve që akuzohen se vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën, në Shënavlash. 

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës në gjyq të Hysenit dhe Hygerta Metës.

Seanac e radhës do të mbahet më datë 30 janar. Mësohet se dy fëmijët e të ndjerit i cili u vra dhe u gropos në shtëpin e tij më 24 shkurt të vitit të kaluar, kanë kërkuar të përfaqësohen nga avokatët e tyre, por gjykata ka këmbëgulur që ata të jenë të pranishëm në seancë.

Hygerta Meta akuzohet vetëm për fshehje dhe asgjësim të kufomës, në bashkëpunim. I pandehur për vrasjen është vetëm djali i madh i viktimës, Hyseni.

Njoftimi i Gjykatës:

Lidhur me kërkesën tuaj për informacion të datës 014.01.2025, lidhur me ngjarjen e varsjes së shteasit, të ndjerit P.M (dyshuar i vrarë nga fëmijët e tij etj.), në kuadër të interesit publik, kërkoni informacion mbi vijueshmërinë e kësaj çështje, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, nga verifikimet e kryera në Sistemin ICMIS rezulton se është regjistruar”.

Çështja penale Nr. 2358 Akti, me objekt “Dërgimin e çështjes në gjykim per veprat penale “Vrasja per shkak te mardhenieve familjare”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes”, e kryer ne bashkëpunim të parashikuara nga nenet 79/c, 278/4 dhe 303 e 25 K.Penal ne ngarkim te pandehurit -Z. H. M..
-Znj. H. M. akuzuar per vepren penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes”,te parashikuar nga neni 303-25 K.Penal”.

  • Z. A. M. akuzuar per vepren penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes”, kryer ne bashkpunim te parashikuar nga neni 303-25 K.Penal”.
  • Znj. B. M. akuzuar per vepren penale “Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes”,te parashikuar nga neni 301 K.Penal”.
  • Z. S. B. akuzuar per vepren penale “Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga neni 300 K.Penal”.

Kjo çështjë është në shqyrtim pranë Gjyqtares Suela Xhani.
Seanca gjyqësore e ardhshme është planifikuar më datë 30.01.2025, ora 11:00.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm.