SHBA, 28 gusht 2014 – Motra e të dyshuarit për sulmin me bombë në maratonën e Bostonit, Dzhokar Tsarnaev është arrestuar me dyshimin se e ka kërcënuar me bombë një grua në New York.
Policia thotë se çeçenia etnike, Ailina Tsarnaeva, e ka bërë kërcënimin përmes telefonit më 25 gusht, ndërsa është dorëzuar në polici më 27 gusht. Ajo akuzohet për “ngacmim të rëndë”.
Policia thotë se banorja e Neë Jerseyt pritet të dale para gjykatës më 30 shtator. Vëllai i saj, Dzhokar Tsarnaev, është akuzuar për sulmin me bombë në maratonen e Bostonit gjatë vitit të kaluar, sulm ky që vrau tre persona.
Tsarnaev është deklaruar i pafajshëm. Procesi kundër tij pritet të filloje në nëntor. Vëllai i Tsarnaevit, Tamerlan, ka vdekur gjatë përleshjes me policinë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





