Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Gjermani, pasi akuzohet nga autoritetet shqiptare për falsifikim dokumentesh.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur përfundoi në pranga gjatë një operacioni të policisë gjermane në aksin rrugor Erkner-Frankfurt, ku policia ushtroi kontroll tek disa persona.
Nga verifikimi i bërë rezulton se shqiptari është gjithashtu edhe autor i disa grabitjeve në Gjermani. 22-vjecari u transferua në Gjykatën e Fürstenëalde, e cila dha vendim e menjëhershëm për ekstradimin e tij në Shqipëri.





