Klajdi Merkaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja”, është arrestuar dje në Romë. I arrestuari akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Më parë Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.
Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por në pranga u vendosën vetëm 11 prej tyre.
Vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, i pari i ekstraduar në Belgjikë dhe i dyti në Dubai, akuzohen se kanë urdhëruar dhe financuar 6 vrasje familjarë të kundërshtarit të tyre të përbetuar Erjon Alibej i njohur si Krymi, si dhe kanë planifikuar dhjetëra atentate të tjera.
Përplasja mes Çopjave dhe Alibejve, nisi për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e kokainës. Klani kriminal Çopja dyshohet se zotëron pasuri miliona euro, një pjesë e të cilave janë sekuestruar.