Karabinierët e Vittorio Veneto në Treviso në bashkëpunim me ata të Ortisei Bolzano kanë identifikuar dy shqiptarë të cilët janë të dyshuar si autorët e një grabitjeje bankare dhe dy tentativa për grabitje në disa institucione kredidhënëse.
Dy shqiptarët, autoritetet italiane i konsiderojnë si kriminelë të rrezikshëm, ku njëri u arrestua ditët e fundit dhe bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim.
Në banesën e tyre në Caorle, në provincën e Venecias, karabinierët gjetën dhe sekuestruan rreth 13 kilogramë hashash.