Itali, 7 prill 2014 – Një 45 vjeçar nga Tunizia, i ndaluar nga karabinierët pasi akuzohej për përdhunimin e një bashkëkombase të tij, natën mes të shtunës dhe të dielës, është hedhur nga dritarja e katit të tretë të komisariatit të policisë duke vdekur në vend.

I ndaluari i ka kërkuar oficerit roje një gotë ujë dhe ndërsa ky i fundit shkoi ta merrte, ai është drejtuar me vrap drejt një drejtareje aty pranë dhe është hedhur. Ambulanca që erdhi me shpejtësi në vendngjarje konfirmoi vdekjen e tij. Sipas gruas që e akuzonte 45 vjeçarin, përdhunimi kishte ndodhur në qendrën historike të kryeqytetit italian, Romë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/