Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet për pastrim parash. Në pranga ka rënë i riu Marselo Arani, ndërsa iu janë sekuestruar pasuri me vlerë 136 mijë euro, në kuadër të operacionit policor të koduar “Resource”.

Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit ka caktuar më 1 dhjetor 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 3 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 31-vjeçarit.

I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.