Policia e Krujës ka nisur procedimin pendal ndaj një 57-vjeçari, pasi akuzohet për zjarrvënie.

Nën hetim është shtetasi Ramiz Stafasani, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin R. S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore.”,- njofton policia.

Në të njëjtën kohë DVP Durrës u bën apel qytetarëve “që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.