Ish-drejtuesja e ARRSH, Sonila Qato, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas informacioneve Qato është paraqitur për seancë paraprake.
Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
SPAK ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.